Shkon në 540 numri i të vdekurve në Zvicër nga koronavirusi
04 prill 2020
| 16:54
Agjencia e Shëndetësisë Publike në Zvicër njoftoi se numri i të vdekurve nga koronavirusi në ka shkuar në 540.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në Zvicër nga ky virus vdekjeprurës vdiqën 56 persona.
Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Nga 19 mijë e 303 sa ishin të premten, kjo shifër të shtunën shkoi në 20 mijë e 278 persona.
Ndonëse nuk është në mesin e vendeve me popullësi të madhe, Zvicra ka numër relativisht të madh të rasteve të infektimeve dhe viktimave të koronavirusit, në krahasim me vendet e tjera evropiane.