Shkon në 58 numri i të vdekurve në Gjermani, dhjetëra të zhdukur

15 korrik 2021 | 23:01

Autoritetet gjermane vlerësojnë të paktën 58 viktima nga përmbytjet e mëdha të shkaktuara nga moti i keq që ka goditur Gjermaninë.

Ministria e Brendshme e rajonit të Nordrhein-Westfalen raportoi katër trupa të tjerë të pajetë, duke e çuar numrin në këtë rajon në “të paktën 30 të vdekur”, ndërsa rajoni fqinj i Rheinland-Pfalz vlerëson të ketë edhe nëntë të vdekur, përveç 19 të listuarve tashmë.

Policia e Këlnit ka njoftuar për 20 të vdekur në zonën në jug të qytetit Westfalian, në Euskirchen, raporton ATSh.

Gjithashtu, ka edhe dhjetëra persona të zhdukur.

Gjermania Perëndimore u godit nga reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.

“Shumë nga personat e zhdukur u gjetën në çatitë e shtëpive që u përfshinë nga lumi i tërbuar në komunën e Schuld në Rhineland-Palatinate”, tha një zëdhënës i policisë së Këlnit.

“Ne ende nuk kemi një pamje të qartë se sa viktima ka dhe po kërkojmë me helikopterë për persona të zhdukur”, deklaroi Armin Laschet, kryeministri i landit Nordrhein-Westfalen, një nga vendet më të prekur nga pasojat e motit të keq në Gjermani.

Drone filmt ravage in Duitsland na zware overstromingen | NU - Het laatste  nieuws het eerst op NU.nl

Zeker vier doden door noodweer in Zuid-Frankrijk | Buitenland | AD.nl

Honderden campinggasten Zuid-Frankrijk geëvacueerd door noodweer | RTL  Nieuws

Mogelijk 1000 Nederlanders gedupeerd in Frankrijk | Trouw

Dodental door noodweer Italië, Frankrijk loopt verder op | NOS

Vijf doden door noodweer Zuid-Frankrijk, reddingshelikopter neergestort |  NU - Het laatste nieuws het eerst op NU.nl

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me dhjetëra qytetarë janë raportuar të zhdukur nga përmbytjet masive…