Shkon në 64 numri i të vdekurve nga rrëzimi i aeroplanit në Nepal
15 janar 2023
| 12:50
Të paktën 64 njerëz u vranë të dielën kur një aeroplan u rrëzua në Pokhara të Nepalit, raporton Reuters.
Qindra punonjës të shpëtimit po pastronin kodrën ku avioni i Yeti Airlines, me 72 persona në bord nga kryeqyteti Katmandu, u rrëzua.
Televizioni lokal tregoi punonjësit e shpëtimit rreth pjesëve të thyera të avionit. Një pjesë e tokës pranë vendit të përplasjes ishte djegur.
Një zyrtar i Policisë tregoi se po përballen me shumë vështirësi në tentim për t’i nxjerrë personat nga aeroplani i rrëzuar.
“Gjysma e aeroplanit është në shpatin e kodrës”, tha Arun Tamu, një banor lokal, i cili i tha Reuters se arriti në vendin e ngjarjes disa minuta pasi avioni u rrëzua. “Gjysma tjetër ka rënë në grykën e lumit Seti”.