Shkon në 70 numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri
20 mars 2020
| 12:49
Ka shkuar në 70 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri. Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në një konferencë për medie ka bërë me dije se në total janë testuar 732 raste të dyshuara.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja, 5 nga Tirana dhe një 82-vjeçare nga Fieri. Ndërsa numri i viktimave deri tani është 2.
Ky është numri i të prekurve në qytetet e atjeshme:
Tiranë 50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetarë/Ora News.tv/