Shkon në 72 numri i viktimave në Spanjë, qeveria spanjolle shpallë tri ditë zie

30 tetor 2024 | 19:52

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet, ku deri më tani janë raportuar të paktën 72 viktima pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje shkatërruese në juglindje të Spanjës.

Qeveria spanjolle ka shpallur tre ditë zie kombëtare, shkruan theguardian.

Ministri përgjegjës për politikën territoriale, Angel Victor Torres deklaroi se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet edhe më tej.
Tashmë janë publikuar pamje të shumta në mediat sociale, të cilat tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar kaos, duke rrëzuar ura dhe “zvarritur” veturat nëpër rrugë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
MerrJep.al është platforma më e madhe dhe më e besuar…