Shkon në 73 numri i viktimave nga shpërthimi në Meksikë
20 janar 2019
| 11:31
Numri i viktimave nga shpërthimi i një tubacioni të gazit në Meksikë është rritur në 73, ndërkaq 74 persona të tjerë janë lënduar.
Omar Fayad, guvernatori i shtetit Hidalgo, ku ka ndodhur shpërthimi, në një konferencë për media të mbajtur në orët e vona të 19 janarit, ka thënë se edhe pesë trupa të pajetë janë gjetur në vendngjarje.
Shpërthimi ka ndodhur pas rrjedhjes së karburantit nga tubacioni i gazit.