Shkon në 8 mijë numri i të vrarëve në Gaza
29 tetor 2023
| 13:14
Ministria e Shëndetësisë së Gazës e udhëhequr nga Hamasi, ka bërë me dije se numri i vrarëve në Gaza ka shkuar në 8 mijë e 5.
Sipas tyre, rreth 3 mijë e 342 fëmijë janë në mesin e atyre që kanë humbur jetën që nga 7 tetori, shkruan “Sky News”.
Në përditësimin e saj të fundit, ministria raportoi se 7 mijë e 650 njerëz kishin vdekur, që do të thotë se numri i të vdekurve është rritur për 355.