Shkon në 8 numri i viktimave nga zjarret në Turqi

02 gusht 2021 | 13:37

Ka shkuar në 8 numri i viktimave që kanë humbur jetën nga zjarret masive në Turqi.

Tashmë vendi është në ditën e 6 të luftës kundër flakëve përvëluese që kanë lënë pas dëme të pallogaritshme.

Autoritetet njoftuan të dielën vonë se 122 nga 129 zjarret në 35 provinca ishin nën kontroll.

Por flakët po vazhdojnë të shkatërrojnë vendpushimet turistike të njohura si Manavgat dhe Marmaris.

Të hënën në mëngjes, avionët dhe helikopterët rifilluan operacionet e tyre në Marmaris dhe Köyceğiz, dy qytete në provincën jugperëndimore Muğla.

Erërat e forta nxitën flakët në provincë dhe zjarret në pyje po përparonin me shpejtësi në shtatë lagjet e Marmaris.

Banorët vendas të tronditur nga ajo çfarë shohin i janë bashkuar përpjekjeve për të shuar zjarret.

Ndërkohë më herët presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i shpalli rajonet e prekura “zona fatkeqësish”.

Ai njoftoi se qeveria turke do të mbulojë qiratë për njerëzit e prekur nga zjarret dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se…