Shkon në 80 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Gjermani

16 korrik 2021 | 10:56

Së paku 80 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani.

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për qindra njerëz të tjerë të zhdukur.

“Kam frikë se shkallën e plotë të katastrofës do ta shohim në ditët në vijim”, ka thënë kancelarja gjermane, Angela Merkel, nga Uashingtoni, ku qëndroi për vizitë zyrtare.

Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për të prekurit, duke thënë se Qeveria e saj nuk do ta lërë vetëm popullin “në këtë kohë të vështirë dhe të tmerrshme”.

Landet gjermane Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat, por Belgjika dhe Holanda janë prekur gjithashtu keq, ndërsa përmbytje ka edhe në Luksemburg dhe Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e vizitës zyrtare në Pentagon, komandanti i FSK-së,…