Shkon në 80 numri i të vdekurve nga virusi në Kinë
Autoritetet kineze kanë thënë se aftësia e shpërndarjes së një koronavirusi është duke u rritur, teksa është raportuar që 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,700 persona janë infektuar në Kinë.
Ministri kinez i Shëndetësisë, Ma Xiaowei ka thënë më 26 janar se shteti është duke hyrë në “fazë kritike” pasi “duket se aftësia e shpërndarjes së virusit po rritet”.
Xiaowei ka thënë se kufizimet në udhëtim dhe ndalesa tjera duhet të sjellin rezultat “me shpejtësi të madhe”.
Deklaratat e tij kanë ardhur teksa drejtori general i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë më 26 janar se ai është duke udhëtuar drejt Pekinit për të biseduar me zyrtarët kinezë dhe ekspertë të shëndetësisë rreth shpërndarjes së koronavirusit.
Rreth 960 ekipe mjekësore janë dërguar nga shtatë provinca në Vuhan, qytet në të cilin ka shpërthyer fillimisht virusi.