Shkon në 9488 numri i të vrarëve në Gaza, në Izrael janë 1405 të vdekur
05 nëntor 2023
| 10:53
Të vrarë në Gaza deri më tani janë 9 mijë e 488 njerëz, ndërsa të plagosur 24 mijë e 158.
Numri i të vdekurve në Izrael është 1 mijë e 405, ndërsa i të plagosurve 5 mijë e 600.
Të vrarë në Bregun Perëndimor të pushtuar mbetën 152 persona, kurse të plagosur 2 mijë e 100, raporton Al Jazeera.
E gjithë kjo ndodhi nga 7 tetori kur Hamasi sulmoi Izraelin, pastaj shteti izraelit si kundërpërgjigje nisi sulmet e saj në Gaza, ku më shumë se gjysma e viktimave janë civilë, përfshirë fëmijë dhe gra.