Shkon në katër numri i të infektuarave me Covid tek Interi
08 tetor 2020
| 18:16
Ka shkuar në katër numri i të prekurve me koronavirus tek Interi. Pas Bastonit dhe Shkrinjarit, të enjten janë konfirmuar edhe dy futbollistë të tjerë të prekur.
Bëhet fjalë për mesfushorët Roberto Galjardini dhe Raxha Naingolan. Lajmi është bërë publik nga “Gazzetta dello Sport”, teksa pritet konfirmimi nga klubi zikaltër.
Kujtojmë se Interi do të përballet më 17 tetor me Milanin, në derbin e Madoninës. Një situatë kaotike kjo, teksa në rast se rastet vijojnë të rriten në ditët në vijim, mund të vihet në rrezik edhe zhvillimi i derbit.