Shkon në katër numri i të vdekurve në Austri nga covid 19
Në Austri është duke u rritur numri i të infektuarve me koronavirus, por edhe i viktimave. Deri më tani nga pasojat e Covid 19 kanë humbur jetën katër persona. Siç raportojnë mediat austriake, në Vjenë ka ndërruar jetë një grua 48 vjeçe e cila, për shkak se ishte infektuar, u vetizolua në shtëpinë e vet.
Ajo ende nuk po llogaritet zyrtarisht si viktimë e koronavirusit, ani pse nuk i kanë dalë rezultatet e obduksionit. Deri më tani nuk dihet nëse kjo grua ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër. Por, ajo çfarë dihet është se kishte dalë pozitive në testin e koronavirusit dhe se kishte vendosur të vetizolohet.
Në Austri aktualisht në qendrën e kujdesit intensiv janë shtrirë 12 persona, kurse 100 tjerë me simptoma më të lehta. E mbi 1 000 tjerë të infektuar janë vetizoluar nëpër shtëpitë e tyre.