Shkon në shtatë numri i të vdekurve nga sulmi me thikë në Sydney, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin që panë

13 prill 2024 | 15:21

Policia së fundmi ka përditësuar deklaratën e mëparshme dhe ka konfirmuar se sulmuesi i dyshuar ka goditur për vdekje gjashtë persona në Sydney të Australisë, ndërsa të tjerë trajtohen për lëndime në spital.

Gjithashtu edhe sulmuesi është vrarë në vendin e ngjarjes në një qendër tregtare.

Ende nuk është e qartë pse ndodhi sulmi, por policia nuk e përjashton edhe terrorizmin si motiv.

Bëhet e ditur se krimet e njëpasnjëshme përfunduan vetëm kur një police e qëlloi për vdekje sulmuesin e dyshuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

E të tmerruar nga këto ngjarje të frikshme kanë mbetur dëshmitarët të cilët pa dëshirën e tyre kishin mbetur të bllokuar brenda qendrës tregtare.

“Pashë trupa të vdekur në tokë”, tha një dëshmitare okulare.

“Ishte çmenduri. Mendova se do të vdisja”, shtoi ajo.

Të tjerë dëshmitarë kanë përshkruar skena kaosi teksa njerëzit mundoheshin të iknin nga qendra tregtare.

“Ishte masakër”, tha një tjetër dëshmitar i cili nuk dëshironte të identifikohej, duke theksuar se njerëzit tërë kohën bërtitnin dhe vraponin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për të diskutuar…