Shkon në tre numri i viktimave në Shqipëri nga koronavirusi
22 mars 2020
| 23:30
Ka ndërruar jetë sonte një pacient i shtruar në spitalin Infektiv në Shqipëri, i konfirmuar me COVID-19, i cili vuante nga kanceri në mushkëri.
71-vjeçari me origjinë nga Kuçova, i trajtuar më herët në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, prej shtatë ditësh ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.
71-vjeçari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.