Shkon në tualet, gruaja pickohet nga gjarpri (Foto)
25 janar 2019
| 14:24
Një grua australiane është pickuar nga një gjarpër në tualet. Helen Richards, 59 vjeçe është kafshuar të martën e kaluar në banesën e një të afërmi në Brisbane.
Ajo ka marrë plagë të vogla nga pitoni 1.5 metra i gjatë. Në Australi është e zakonshme të gjesh gjarpërinj që kërkojnë ujë në tualete gjatë motit të nxehtë.
Richardsi i ka thënë medieve lokale se ajo kishte ndjerë një të pickuar. “U hodh tek pantallonat e mia që ishin poshtë dhe pasi bëri një vështrim rreth e rrotull, u hodh përsëri në WC”, ka thënë ajo për gazetën “The Courier Mail”.
Richards i ka trajtuar shenjat e kafshimit me një antiseptik, duke i përshkruar këta lloje pitonësh si relativisht të padëmshëm. /Gazeta Shqip/