Shkon në vazhdime ndeshja Angli – Danimarkë
07 korrik 2021
| 22:54
Koha e rregullt e ndeshjes gjysmëfinale të Kampionatit Evropian mes Anglisë dhe Danimarkës përfundoi baras 1-1.
Në minutën e 30-të, Mikkel Damsgaard realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë. Ndërsa rezultati u barazua nëntë minuta me vonë me autogolin e Simon Kjaer, raporton “Epoka e re”.
Në pjesën e dytë nuk pati gola të tjerë të shënuara dhe ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta. Në rast se nuk do të ketë fitues në vazhdime, atëherë finalisti përcaktohet në penallti.
Fituesi i kësaj ndeshje në finalen e 11 korrikut do të përballet me Italinë.
/Epoka e re/