
Shkon në vazhdime ndeshja Itali – Spanjë
06 korrik 2021
| 22:51
Ndeshja gjysmëfinale e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Spanjës ka shkuar në vazhdime, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1.
Në minutën e 60-të, Federico Chiesa shënoi një gol të bukur për rezultatin 1-0, kurse për Spanjën dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt rezultatin e barazoi Alvaro Morata.
Në rast se nuk do të ketë fitues në vazhdimet dy herë nga pesëmbëdhjetë minuta, atëherë për tu vendosur finalisti do të ekzekutohen penalltitë.
/Epoka e re/