Shkon në vazhdime ndeshja Portugali-Slloveni
Mund të konsiderohet edhe një dështim. “Luzitanët” e Portugalisë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0 me 0, në sfidën e fazës së 1/16-ve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, përballë Sllovenisë, duke e dërguar kështu sfidën për në kohën shtesë, pavarësisht se dominuan totalisht 90 minutëshin.
Një pengesë e madhe në lojën portugeze mund të konsiderohet edhe përqëndrimi i aksioneve, te lideri i tyre, Cristiano Ronaldo, i cili pavarësisht se pati një mori shansesh, duket se i ka humbur reflesket e vjetra, duke lënë disi në “baltë”, Kombëtaren e tij.
Tashmë nuk ka mbetet gjë tjetër veçse të presim përfundimin e kohës shtesë, ku me këtë intensitet loje mund të thuhet se gjithçka mund të ndodhë, përfshirë këtu edhe një surprizë të madhe si kualifikimi për herë të parë i Sllovenisë në çerekfinale e një turneu madhor.