Shkon në vazhdime ndeshja Zvicër – Spanjë

02 korrik 2021 | 19:53

Ndeshja mes Zvicrës dhe Spanjës ka përfunduar baras 1-1. Për tu mësuar skuadra gjysmëfinaliste duhet të luhen dy vazhdime nga pesëmbëdhjetë minuta dhe nëse nuk ka fitues, atëherë do të ekzekutohen penalltitë.

Spanja shënoi e para në minutën e 8-të, falë autogolit të Denis Zakaria. Ndërsa në pjesën e dytë Zvicra ishte dukshëm skuadër me e mirë dhe arriti të barazon rezultatin nëpërmjet futbollistit shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, i cili realizoi në minutën e 68-t.

Nga minuta  78-të, Zvicra është duke luajtur me një lojtar me pak, pasi Remo Freuler është ndëshkuar me karton të kuq.

Nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja tjetër çerekfinale të “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vërtetoi të drejtën kushtetuese të…