
Shkon ta vizitojë burgun, djali gjen të atin
06 shtator 2018
| 10:33
Udhëtimi i një grupi nxënësish nga një shkollë në një burg Thai në Tajlandë u shndërrua në një takim të përzemërt midis një djali adoleshent, i cili njohu menjëherë një të burgosur që ishte babai i tij.
Momenti emocional u zbulua në një postim prekës në rrjetin social “Facebook” të martën, i cili tha se palët ‘u përplasën me njëri-tjetrin’ në burgun e paidentifikuar në provincën Rayong.