Shkopi i bardhë

23 mars 2021 | 07:10

Në një ndërtesë të bukur
mbushur dashuri
Pa zë shfletoheshin shumë histori.

Nga pamjet që nuk shihnin dritë
Rrëqethjet më përshkuan trupin
Nga kjo vatèr diturie që ecën pa sy
Pamjet engjëllore më godisnin këndshëm.

Që në hyrje në tempullin e dijës
Më mori nostalgjia, zëri i fëmijëve
Fjalët e tyre ngrohtësisht më përqafonin.

Engjëlli ecën në vijèzim drite të fikur
Me shkopin e bardhë prekte muret e jetës
Merrte rrugëtimin në kahen e një drite.

Nuk e shihte botën siç e sheh syri Por lumturia banonte në shpitin e tij
Në brendinë e tij erëmonin lulet e syrit.

Me sytè e mi përcolla vijat e ecjes
Hapat e tij të ngadaltè i numërova
Herë herë buzëqeshjen ia vodha
Duke ia pèrkèdhelur flokun e rritës.

Keta shpirtbardhè duhet t’i kuptojmè
Duke falenderuar durimin e tyre
Urojmë të kenë Uratën e Zotit dhe të njeriut human.

Valbona R.Hadri
23.03.2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modelja shqiptare, Oriola Marashi i ka hequr të gjitha para…