Shkova dhe i thashë Kurtit dhe të tjerëve keni bërë gabime trashanike

20 prill 2020 | 11:49

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit që ka pasur sot në qeveri me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për menaxhimin e pandemisë së virusit “Korona” në Kosovë, ka thënë se ka marrë pjesë në takim për t’i thënë Kurtit se ka bërë gabime të mëdha.

“PDK-ja, kur janë në pyetje interesat e vendit, e tejkalon vetveten dhe interesin tonë si parti. Jemi ftuar të diskutojmë për pandeminë, që është preokupimi kryesor i qytetarëve. Nuk mund të injorojmë këtë fakt dhe kjo ka qenë arsyeja se pse kemi ardhur. Ka 6-7 javë që kemi mbajtur konferenca, kemi marrë iniciativa në Kuvend. Për fat të keq, kemi pasur edhe një sjellje arrogante dhe injoruese nga ana e kryeministrit në detyrë dhe ana e qeverisë. Isha për t’ia përsëritur kryeministri në detyrë dhe të tjerëve këto gjëra, për t’u thënë se kanë bërë gabime të jashtëzakonshme për të thënë se në vend që të krijojnë bashkëpunim, ata janë sjellë me përçmim dhe tash kur ka filluar t’u dalë situata nga kontrolli, një ftesë që do të duhej të vinte para 6 javëve, e ka bërë sot”, ka deklaruar ai.

Nënkryetari i PDK-së, Krasniqi, tha se ia ka përsëritur qëndrimet e partisë në këtë mbledhje, kurse ka përmendur edhe testet që i ka dhënë Serbia për Kosovën. “I përsërita qëndrimet e PDK-së për të gjitha gabimet trashanike që i ka bërë kjo qeveri, e veçanërisht duke marrë vendime të paligjshme. Ky kryeministër e ka shkelur Kushtetutën. Ky kryeministër dhe kjo qeveri janë dobësuar para Serbisë.

I kanë pranuar 1 000 testime nga Aleksandër Vuçiqi. Një kosto prej 30 mijë eurosh ia ka mundësuar të tentojë të shpërlahet prej krimeve gjenocidiale që ka bërë Serbia”, ka thënë Krasniqi. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke ndjekur linjën e qeverisë kineze dhe zyrtarëve të Partisë…