“Shkrihen” kufijtë Shqipëri – Kosovë: Kjo është lista e përfitimeve për qytetarët

26 nëntor 2021 | 11:14

Në Elbasan është duke u zhvilluar mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Shqipërisë dhe Kosovës ku janë firmosur disa marrëveshje ndërmjet palëve për të lehtësuar lëvizjen qytetarëve në të dy anët e kufirit. Për të kontrolluar zbatimin e këtyre marrëveshjeve, Albin Kurti dhe Edi Rama janë shprehur se kanë caktuar një koordinator të përbashkët.

“Sekretariati koordinues ndërqeveritar do të ndjekë zbatimin e marrëveshjeve në frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional për të jetësuar parimet dhe objektivat. Sekretariati ka objektiv ndërveprimin për administratat dypalëshe pranë dy qeverive dhe të informojë në kohë reale zyrat përkatëse për çdo problem që shfaqet në përmbushjen e këtyre marrëveshjeve”, janë shprehur dy kryeministrat në tryezën e përbashkët.

Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Albin Kurti, ka thënë se tashmë Kosova do të ketë zyrën e vet doganore në portin e Durrësit.

“Kjo marrëveshje parasheh vendosjen e zyrës doganore të Kosovës në Durrës dhe Porto Romano dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për hyrje daljen e mallrave”, ka thënë ai.

Ndërsa kryeministri Edi Rama është ndalë konkretisht te lëvizja e qytetarëve duke kërkuar që të shmanget kaosi me radhët e gjata në doganë.

“Ministrave të brendshëm u kemi kërkuar të na e bëjnë jenë më të lehtë kur vjen puna për qarkullimin e qytetarëve në të dy anët e kufirit. Jeni ju të dy që ta bëni për sezonin e ardhshëm turistik kur duhet të kalojë kufirin që kthehet në një vargan pafund makinash që kalojnë përmes dy kontrollesh”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, ka zbuluar tri marrëveshjet e firmosura ndërmjet dy qeverive.

“Në zonat kufitare banorët do të kenë mundësi të lëvizin lirshëm deri në 30 km në secilën anë për të ringjalluar krahinën dhe do të lehtësojnë jetën e banorëve në brezin kufitar. Nxënësit do të kenë më të lehtë shkollimin. Për një jetë më të mirë mes komunave dhe qyteteve kufitare. Pika e dytë lidhet me  pikën doganore në Shishtavec, do të jetë e hapur 24 orë. Objekti i ri i pikës kufitare është ndërtuar në territorin e Shqipërisë. Leja e qëndrimit të përkohshëm tani do të merret për 5 vite dhe do të hiqen burokracitë”, ka thënë Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se me Qeverinë…