SHKRIM HISTORIK PËR HEROIN E KOMBIT AFRIM ABAZI I HEROI TË KOMBIT TEFIK ZYMBERI
Ismet Sylejmani
Shoku, bashkëveprimtari e bashkëluftëtari im, i pavdekshmi, Heroi i Kombit Tefik Zymberi, ka lënë një shkrim të mrekullueshëm, fantastik e historik, për shokun e tij të burgut, me të cilin kishte qëndruar me një dhomë bashkë në burgun e Ferizajit, burg nga i cili i gjallë nuk doli i pavdekshmi Heroi i Kombit Afrim Abazi!
Njëri nga ata, që e ka dashur shumë Heroin e Kombit Afrim Abazi, e për të cilin jo vetëm më ka folur me shumë respekt e me shumë nderim, por edhe ka lënë një shkrim brilant për Të, është edhe shoku e bashkëveprimtari im në Lëvizjen Popullore të Kosovës e bashkëluftëtar në UÇK, Heroi i Kombit Tefik Zymberi!
Tash kur kanë mbetur edhe disa ditë, dhe po afrohet 42 vjetori i rënies në altarin e Atdheut të Heroit të Kombit Afrim Abazi, po ju sjellim shkrimin e Heroit të Kombit Tefik Zymberi, të botuar në gazeten “Vatra” në Gjilan në vitin 1992!
Heroi i Kombit Afrim Abazi, është njëri nga simbolet e mbytjes në torturë në burgjet e Kosovës dhe simbol i rënies heroike nga torturat në vitin 1982!
Lavdi Heroit të Kombit Afrim Abazi!
Lavdi Heroit te Kombit Tefik Zymberi!
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri!
Prishtinë, 16 Mars 2024!