Shkrimtarët e Ballkanit të shqetësuar me qëndrimin luftënxitës të Serbisë 

30 prill 2024 | 16:43

Me një letër dërguar opinionit ndërkombëtar, anëtarët e PEN Qendrës Ndërkombëtare, shkrimtarë dhe shkrimtare nga hapësira e ish- Jugosllavisë, kanë shfaqur shqetësimin për situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë kanë fajësuar regjimin e Beogradit për shkak të qëndrimit luftënxitës në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

Shqetësimit të këtyre PEN Qendrave, u bashkohet edhe PEN Qendra e Kosovës.

Në vazhdim, letra e PEN Qendrave:

“Ne, anëtarët dhe anëtaret e PEN Qendrës Ndërkombëtare, shkrimtarë dhe shkrimtare nga hapësira e ish-Jugosllavisë, ia tërheqim vëmendjen opinionit botëror për rrezikun e qartë dhe të shpejtë nga konfliktet në territorin e Ballkanit Perëndimor.

Vite më herët, narrativet agresive të nacionalistëve serbë ndihmuar nga regjimi në Beograd dhe nga një pjesë e klerit të Kishës Ortodokse Serbe, destabilizuan rajonin, para së gjithash Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën.

Me fillimin e invadimit rus në Ukrainë, retorika agresive serbomadhe përforcohet në gjithë ish-Jugosllavinë. Regjimi në Beograd dhe regjimi në Banjallukë (entiteti i Republikës Serbe, B e H), nuk fshehin simpatitë ndaj apetiteve imperialiste të Rusisë dhe as rëndësinë e përkrahjes së regjimit në Kremlin.

Në shtatorin e vitit 2023, përshkallëzimi i armatosur filloi me sulmin terrorist në Banjskë (Kosovë), ndërsa, sa vie e afrohet votimi për rezolutën e KB-së për gjenocidin Srebrenicas, kërcënimet e Milorad Dodikut me shkëputje të Republikës Serbe po forcohen dhe këto nuk do të duhej nënçmuar. Pranimi i pritshëm i Kosovës në Këshillin e Europës është edhe një pikë kritike, sepse regjimi i Aleksandër Vuçiqit nuk po tregon asnjë gatishmëri për bashkëpunim, paqe dhe kompromis. Përkundrazi, me paralajmërimin për tubime serbomëdha me organizim të shtetit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse, qëndrimi luftënxitës i regjimit të Beogradit bëhet i qartë dhe i rrezikshëm.

Regjimi agresiv beogradas, i cili pa fshehur dhe haptas po armatoset, është burimi kryesor i destabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Njëherë në të kaluarën, kjo narrativë e po këtyre qarqeve, na ka shtyrë në luftën e përgjakshme dhjetëvjeçare në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Nuk guxojmë të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Duhet ta dimë rrezikun dhe duhet ta ngremë qartë zërin kundër konflikteve të armatosura në territorin e Ballkanit Perëndimor.

Me këtë rast apelojmë te regjimi i Beogradit që të pranojë pajtimin si opsion të vetëm të mundshëm politik në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Po ashtu apelojmë te bashkësia ndërkombëtare që të reagojë urgjentisht ndaj këtij rreziku dhe të bëjë çdo gjë që është në forcën e saj ashtu që flaka e luftës të mos ndizet sërish në Ballkanin Perëndimor.

Theksojmë se ky apel nuk është drejtuar kundër popullit serb, por, përkundrazi, ka për qëllim që edhe atë ta mbrojë nga regjimi që po e shtyn edhe më tej në konflikte në rajon, dhe më së shumti t’i mbrojë ata që kanë guximin t’i kritikojnë veprimet e regjimit aktual në Serbi,

 

Të shqetësuar, ju lusim për bashkëpunim dhe paqe”, përfundon letra të cilën e kanë nënshkruar anëtarët e  PEN Qendrave:

Adil Olluri

Adnan Čirgić

Ag Apolloni

Agron Gashi

Ahmed Burić

Ajla Demiragić

Aleksandar Radoman

Alida Bremer

Almir Alić

Aljaž Koprivnikar

Amir Brka

Andrea Lešić

Andrej Nikolaidis

Anton Berishaj

Antonije Nino Žalica

Artan Krasniqi

Asmir Kujović

Avni Spahiu

Aziz Mustafa

Barbara Pogačnik

Binak Kelmendi

Boban Batrićević

Boris A. Novak

Branko Čegec

Diana Burazer

Dije Demiri Frangu

Dražen Katunarić

Dubravka Duba Sambolec

Dušan Gojkov

Đorđe Šćepović

Elvis Ljajić

Engjëll I. Berisha

Esad Duraković

Fahredin Shehu

Faiz Softić

Ferida Duraković

Flamur Maloku

Gëzim Aliu

Ibrahim Berisha

Ibrahim Kadriu

Iva Grgić Maroević

Ivan Herceg

Ivan Radeljković

Izet Perviz

Jasna Šamić

Jelena Luzina

Jelena Šušanj

Lana Derkač

Lidija Dimkovska

Lila Cona

Lindita Tahiri

Lulzim Tafa

Marijan Grakalić

Marko Vidojković

Milan Jazbec

Milazim Krasniqi

Milena Šmit

Milorad Popović

Monika Žagar

Nadežda Čačinović

Naim Kryeziu

Naime Beqiraj

Nataša Konc Lorenzutti

Nenad Popović

Nerimane Kamberi

Nerzuk Ćurak

Nihad Hasanović

Osman Gashi

Safer Grbić

Said Khatibi

Sali Bashota

Sanja Orlandić

Sanja Roić

Sanja Šoštaric

Selma Raljević

Senada Kreso

Sibila Petlevski

Sonja Zubović

Šuhreta Dumanić

Tanja Miletić Oručević

Tanja Tuma

Tijana Rakočević

Tomica Bajsić

Vahid Duraković

Vahidin Preljević

Vanda Mikšić

Vesna Mikolič

Vladimir Martinovski

Vladimir Martinovski

Xhevahire Izmaku

Zlatko Topčić

Zoran Anchevski

Zvonko Maković

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll…