Shkrimtari Adem Gashi braktis Vetëvendosjen
16 maj 2022
| 22:19
Shkrimtari e publicisti Adem Gashi ka njoftuar se është larguar nga partia e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gashi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ditë e bukur sot për t’i thënë lamtumirë VV-së pas katër viteve. Adios!”, ka thënë Gashi.
Ndryshe, Gashi këtë vit e ka fituar Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli”.