Shkrimtari Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Doctor Honoris Causa’ nga Universiteti ‘Ukshin Hoti’
Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 17 qershor, në ditëlindjen e prof. Ukshin Hoti i ka dhënë titullin “Doctor Honoris Causa’” shkrimtarit Ismail Kadare.
Vendimi është marrë mbështetur në dispozitat e statutit, nenin 48 paragrafi 1.19 dhe nenin 187 paragrafi 1.2., për meritat për dhënien e kontributit të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes në Kosovë.
Ky vendim është marrë në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 78-vjetorit të lindjes së prof. Ukshin Hotit.
Në komunikimin që është zhvilluar në këtë kuadër, Kadare e ka mirëpritur vendimin e Senatit për titullin e nderit dhe është shprehur mirënjohës. Titulli do t’i dorëzohet solemnisht në muajin tetor sivjet në përvjetorin e themelimit të Universitetit.