Shkrimtari kosovar Fejzë Demiri përkthehet në Meksikë
Fejzë Demiri, njëri nga krijuesit më të rinj, në letrat shqipe bëri emër me sprovat e njëpasnjëshme, duke i vënë vetes një diademë prej krijuesi, i cili na jep shpresë dhe shkas për të pritur edhe më shumë e më bindshëm, falë intuitës së tij që ka.
Ky pohim-konstatim mbështetet në dëshmitë e deritashme që ka ofruar Demiri, me suksese të mëdha në veprat e tij letrare duke u përkthyer në Spanjë, Amerikë, Itali, Francë e së fundmi në Meksikë ku nga aty ka marrë lëvdata të mëdha si krijues i mirëfilltë.
Demiri, është vlerësuar si njeri që sjellë vlera të njëmendta, prandaj shpresojmë dhe presim edhe prurje të tjera në vazhdimësi me sasi dhe cilësi të avancuara. Siç dihet krijuesi Demiri i cili vjen nga Malësia e Gjakovës ka botuar shumë libra të zhanreve të ndryshme.