Shkrimtari Shehu mori pjesë në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Evropës Juglindore
Më 3 dhe 4 nëntor shkrimtari Fahredin Shehu, ka marrë pjesë në themelimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Evropës Juglindore me seli në Sofje të Bullgarisë.
Pjesëmarrësit nga Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Turqia, Rumania, Ukraina, Moldavia, Kosova, Shqipëria, Greqia dhe Italia gjatë punimeve kanë hartuar statutin, si dhe kanë zgjedhur Kryesinë dhe selinë e shkrimtarëve, e cila do të jetë në Sofje.
Dokumenti i Lidhjes së Shkrimtarëve të Evropës Juglindore është nënshkruar nga Zahari Ivanov, i cili është zgjedhur kryetar i kësaj lidhje, Jordan Plevnesh, Jeremija Lazareviq, Jakup Omeroglu, Fahredin Shehu, Predrag Bjelosev, Stefan Çapaliku, Makis Tsitas, Peter Sragher, Dragana Tripkoviq, Luca Cedrola, etj.
Lidhja e Shkrimtarëve të Evropës Juglindore do të përqendrohet në përkthimin e ndërsjellë të autorëve nga këto vende, promovimin e vlerave artistike të secilit vend pjesëmarrës, organizimin e tryezave të rrumbullakëta dhe diskutimeve, festivaleve ndërkombëtare të poezisë, etj.
Gjatë dy ditëve si rezultat i bashkëpunimit është botuar dhe promovuar edhe Antologjia e shkrimtarëve të Evropës Juglindore e cila përfshinë, poezi, prozë, dramaturgji, ese, etj.