Shkrirja e KPMM-së në Shërbimin Gjeologjik dekurajon investitorët e huaj
Anëtari i Bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Azem Rexhaj, i cili ka qenë edhe drejtor i këtij institucioni, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se shkrirja e KPMM-së në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës do t’i dekurajojnë investitorët e huaj për sektorin mineral.
Ai ka bërë me dije se janë në përgatitje të një dokumenti përmes të cilit do ta arsyetojnë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e KPMM-së në nivelin e agjencisë së pavarur.
Rexhaj ka thënë se këtë dokument do t’ia përcjellin qeverisë dhe do të jepen arsyet pse nuk duhet të dëmtohet ky sektor aq i rëndësishëm.
Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se të hyrat e KPMM-së, kanë shënuar progres sa i përket të hyrave, e që sipas tij, vetë, për tremujorin e parë janë mbledhur më shumë se 1 milionë euro karshi periudhës paraprake të vitit të kaluar. “Nga janari deri më tani kemi lëshuar 21 licenca në hulumtim, 12 në shfrytëzim dhe 27 leje për aktivitete të veçanta, kurse nga themelimi kemi lëshuar 863 licenca për hulumtim, 683 licenca për shfrytëzim dhe 655 leje për aktivitete të veçanta. Kurse të hyrat për tremujorin e parë të këtij viti janë 7.245,312.63 euro e në periudhën e njëjtë të vitit 2018 ishin 6,163,709.5. Pra, kemi një rritje të të hyrave prej 1.081.603.06 milionë eurosh”, ka thënë Rexhaj.
Në këtë intervistë, ai ka folur dhe për detyrimet e “Trepçës”, ndaj këtij institucione si dhe për mënyrën e operimit të operatorëve si në pjesën jugore ashtu dhe atë veriore.
Sipas tij, ka interesim për të investuar në sektorin minerar në Kosovë, porse janë disa pengesa që duhet evituar.
“Epoka e re”: Z. Rexhaj, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura ka paraparë që KPMM-ja të shkrihet në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, ndërkohë që ju po e kundërshtoni. Pse?
Rexhaj: Draftligji për Miniera dhe Minerale, i cili pritet të miratohet në lexim të dytë, ka paraparë avancim të sektorit minerar dhe kompetencave të KPMM-së, e jo të ndodhë e kundërta siç është paraparëme Projektligjin për racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive të pavarura. Bëhet fjalë për një draft që është duke e punuar Ministria e Administratës Publike në bashkëpunim me konsulencat e tjera që, veç të tjerash, ka paraparë që KPMM-ja tëshkrihet në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës (ShGjK). Ne e kemi kundërshtuar, pasi hartuesi i këtij draftligji s’ka qenë fare i informuar për sektorin e minierave. Duket se ideja e tyre ka buruar nga ajo se KPMM-ja konsiderohet se ka kompetenca ekzekutive pasi lëshon licenca, por kjo nuk qëndron për faktin se licenca lëshon edhe BQK-ja dhe rregullatorët e tjerë. Në debatin publik që kishim, përveç KPMM-së, kjo ide nuk u mbështet as nga Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe as nga Ministria për Zhvillim Ekonomik. Prandaj presim të rishikohet ky
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)