
Shkrumbohet në autostradën Durrës-Tiranë një makinë e vjedhur
15 tetor 2019
| 10:36
Mbrëmë në autostradën Durrës-Tiranë një automjet i vjedhur ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, ku mjeti i braktisur në anë të rrugës ishte i shpallur në kërkim, pasi i ishte vjedhur pronarit P.Z, banues në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /TCh/