Shkuan për pushime, dy adoleshentët zbulojnë thesarin me monedha ari
28 gusht 2020
| 11:39
Gjatë pushimeve të verës dy adoleshentë izraelitë zbuluan qindra monedha ari të cilat datojnë 1 100 vjet më parë.
Monedhat ishin të vendosura në një kavanoz argjile dhe ishin të groposura thellë nën tokë në Yavne, në Izraelin qendror.
Robert Kool, një ekspert i monedhave, tha se këto monedha datojnë që nga fundi i shekullit të nëntë atëherë kur rajoni ishte nën kontrollin e Kalifatit Islamik Abasid, një dinasti që sundonte territoret nga Algjeria e ditëve moderne dhe deri në Afganistan.
Gjithsej ishin 425 monedha prej ari të pastër 24 karat dhe peshonin 845 gramë.