Shkuan ta ndalonin, policët hynë në valle në Shqipëri

20 gusht 2020 | 08:57

Distancimi fizik është kryetema e ditës në gojën e autoriteteve shtetërore, ndërsa për t’u dhënë mësim qytetarëve, nuk kanë lënë dasmë dhe organizim familjar pa shkuar e pa u vënë gjoba marramendëse. Në pjesën më të madhe të këtyre ndëshkimeve ndërmerren efektivët e Policisë së Shtetit por, pavarësisht se kanë prekur këdo, masat e distancimit janë obliguese për të gjithë.

Për të mos mjaftuar kjo, një vendim i Ministrisë së Shëndetësisë miratoi ndalimin e muzikës pas orës 20:00 në mënyrë absolute në çdo ambient. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi në fillim të sezonit, se dasmat këtë vit do të jenë ndryshe, ku numri i të ftuarve do të jetë i limituar dhe se do të ketë mjek dhe polic në gatishmëri.

Dhe, në fakt, kështu ka ndodhur në një dasmë në Shkodër, ku forca të shumta policie kanë që në gatishmëri jo për ta ruajtur distancimin fizik, por për të kërcyer. Në një video të publikuar nga JOQ Albania, shihen disa policë duke kërcyer, të pashqetësuar për ruajtjen e distancës fizike.

“Shteti në aksion. Për të disatën herë tregohet qartë se në Shqipëri shteti funksionon me dy standarde!”, shkruan personi që ka dërguar videon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët raporton se të…