Shkuan të festojnë në veri me flamuj kuq e zi, lirohen 12 personat e arrestuar

17 shkurt 2025 | 23:34

12 personat të cilët u ndaluan sot nga Policia e Kosovës në veri, janë liruar.

Kështu ka treguar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani i cili tha se lidhur me rastin janë shqiptuar katër tiketa.

“Pas përfundimit të procedurave tona që të gjithë 12 personat janë liruar. Janë shqiptuar tiketa. Tre për mungesë patentë shoferi (2 nga ta të mitur) dhe një për më shumë persona në automjet se sa është e lejuar (7 persona në një pikap)”, ka njoftuar Elshani

Personat e ndaluar, 10 prej të cilëve ishin të mitur, janë ndaluar nën dyshimin se kanë hyrë me flamuj shqiptarë në Mitrovicën e Veriut.

Për këtë, ata janë sulmuar me gurë nga disa serbë.

“Janë ndaluar 12 persona, 10 të mitur, dyshohet se me flamuj shqiptarë kanë hyrë në Mitrovicë të Veriut. Dyshohet se disa serbë më pas i kanë sulmuar me gurë. I kemi ndaluar dy vetura, në njërën veturë kanë qenë pesë të mitur. Në veturën tjetër kanë qenë shtatë persona. Ende nuk ka ndonjë vepër, përveç për patentë shofer e kundërvajtje në trafik, për ketë punë jemi duke u marrë me ta”, ka theksuar Elshani.

Ai ka sqaruar se nuk ka vepër për përdorimin e flamujve, teksa shtoi se policia është duke e trajtuar ketë rast pasi që personat janë të mitur dhe se ky incident është hapur si “dëmtim kriminal”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bekim Çollaku ka thënë që Gjykata Speciale ka qenë e…