Shkuan t’i testojnë për koronavirus, i ndoqën me gurë

03 prill 2020 | 08:16

Ky është momenti kur një turmë e zemëruar tentoi t’i qëllonte mjekët dhe zyrtarët shëndetësorë me gurë derisa ata po kërkonin pacientë të infektuar me COVID 19 në Indi.

Sipas medieve të huaja, dy punonjës të shëndetit, të veshur me pajisje të plota mbrojtëse, u filmuan duke ikur ndërsa turma i ndoqi ata në një rrugicë të ngushtë në rrethin Tattpatti Bakhal në Indore, të mërkurën, pasi që banorët e zemëruar hodhën gurë dhe jo vetëm në drejtim të punonjësve të shëndetit.

Si pasojë, thuhet se dy mjeke u plagosën në sulm dhe duhej të shpëtoheshin nga policia.

Njëri prej mjekëve tha: ‘Ne po kërkonim të dyshuar të prekur me koronavirus gjë që zemëroi banorët e zonës dhe ata filluan të na ndiqnin duke hedhur gurë’.

Ndërkohë burimet lokale kanë thënë se sulmi ishte për shkak të një keqkuptimi në lidhje me përhapjen dhe trajtimin e koronavirusit.

Ndërsa oficerët në stacionin e policisë Chhatripura thanë se katër persona janë arrestuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kryetar gjerman, i cili pranoi se infektoi qëllimisht veten…