Shkumbin Demaliaj, kandidat i pavarur për kryetar të Deçanit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka njoftuar se do të jetë kandidat i pavarur për kryetar të Deçanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“Ju njoftoj se nga sot jam kandidat i pavarur për kryetar të Komunës së Deçanit”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Demaliaj ka dhënë edhe arsyetimin e kandidimit si i pavarur.
“Arsyetim: Duke parë se pushteti aktual qeverisës në Komunën e Deçanit është i infektuar deri në palcë dhe Aleanca në Deçan ka dalë nga binarët e saj dhe pakënaqësia qytetare është ekstremisht e lartë.!! Ne veç kemi biseduar bashkë për këtë të dashur qytetarë.!! Andaj edhe kur më keni pyetur se a e kam me të vërtetë??? Unë sot po ju them se përfundimisht e kam me të vërtetë dhe do të jem pranë jush deri në finale kur do ta përmbysim këtë klikë qeverisëse dhe do ta kthejmë AAK-në në binarët e saj dhe meritokracia dhe transparenca do të mbizotëroj në qeverisje lokale në Deçan.!!”, ka shkruar Demaliaj.