Shkumbin Demaliaj: Ushtarët më të devotshëm shpallen mashtrues nga ish-prokurori Blakaj
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, ka thënë se askush nuk mund ta njollos emblemën e UÇK-së në Dukagjin dhe as në trevat ku jetojnë shqiptarët.
Demaliaj i cili kohë më parë u intervistua nga ish-prokurori special, Elez Blakaj përgjatë hetimit të fyerjes së listave të veteranëve ka reaguar pasi babai i tij Bajram Demaliaj, i vdekur dhe i varrosur me nderime më të larta ushtarake si ish-pjesëtar i UÇK-së është renditur në listat e veteranëve të rremë, duke thënë se ushtarët më të devotshëm të UÇK-së po shpallen mashtrues nga Blakaj.
Postimi i plotë i Demaliajt në llogarinë e vet në “Facebook”:
(Aktakuza ime)
Të nderuar bashkëluftëtarë të UÇK-së..!!
Ashtu siq ju kam drejtuar vazhdimisht edhe sot po ju them se me nder dhe krenari i kam shërbyer atëdheut dhe deri në fund të jetës time do ti shërbej..!!
E dua me shpirt atëdheun tim dhe askush me aktakuza dhe me shantazhe dhe me sulme e ofendime nuk do të më ndaloj të punoj për vendin tim..!!
Ju kam thënë të nderuar bashkëluftëtar se askush smund ta njollosë emblemën e UÇK-së në Dukagjin e as në krejt trevat ku jetojnë Shqipëtarët..!!!
Ju dua UÇK, pjesë e pandashme e shpirtit tim..!!
ë e pandashme e shpirtit tim..!!
Shikoni me çka sulmohemi vëllëzër e motra bashkëluftëtare..!!
Ushtarët më të devotshëm të UÇK-së që për asnji ditë nuk e lëshuan luftën shpallen mashtrues..!!
Pra janë ushtarët më elitarë të Komandës së Zonës së Dukagjinit..!!
Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!
Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!
Bashkëluftëtarë të UÇK-së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!
Me nder e krenari
I juaji Shkumbin Demaliaj..!!