Shkumbin Maqastena zgjedhet kryetar i Federatës së Gjimnastikës së Kosovës

19 janar 2025 | 19:43

Federata e Gjimnastikës së Kosovës, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor ku ka zgjedhur kryetarin e Federatës dhe Bordin Drejtues.

Me shumicë votash, me mandat 4-vjeçar, Shkumbin Maqastena është zgjedhur kryetar i FGJK-së. Nënkryetarë të FGJK-së janë zgjedhur znj.Sherife Aliqkaj Qerimi dhe Besim Halilaj. Poashtu është zgjedhur edhe bordi i FGJK-së me këtë përbërje: Besnik Latifi, Elfete Gashi, Ard Kryeziu, Rizonë Mustafa, Amir Januzi dhe Lisa Zeqiri.

Njoftimi i plotë i FGJK-së:

Federata e Gjimnastikës e Kosovës, sot më datë 19.01.2025, mbajti Kuvendin e Punës dhe Kuvendin Zgjedhor, për periudhën 2024-2028.

Në Kuvendin e parë të punës dhe atë zgjedhor të datës 21.12.2024, MKRS ka gjetur shkelje administrative (votim nga një klub i paliçesuar) dhe rekomandimi i MKRS ka qenë përsëritja e kuvendit të punës dhe atij zgjedhor.

Nga zgjedhjet e sotme, të monitoruara nga MKRS dhe KOK, Federata e Gjimnastikës e Kosovës, ka zgjedhur organet e reja drejtuese, ku 28 delegatët përfaqësues nga 10 klube të liçensuara të gjimnastikës, votuan dhe zgjodhen për Kryetar të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës Z.Shkumbin Maqastena.

Nënkryetarë të FGJK-së u zgjodhen Znj.Sherife Aliqkaj Qerimi dhe Besim Halilaj.

Ndërsa Anëtarët e Bordit të ri të FGJK-së janë:

Besnik Latifi

Elfete Gashi

Ard Kryeziu

Rizonë Mustafa

Amir Januzi

Lisa Zeqiri

FGJK zgjodhi gjithashtu edhe komisionin Mbikëqyrës dhe të Apelit.

Të gjithë vendimarrësve ju urojmë suksese dhe punë të mbarë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur tubim edhe në…