Shkup, dy adoleshentë rrihen, qindra të tjerë bëjnë tifo
06 shkurt 2020
| 22:33
Dy adoleshentë po rrihen ndërsa qindra të tjerë me pasion po bëjnë tifo.
Këtë ngjarje e cila ngjan si një ndeshje boksi në hapësirë të hapur, po e ndjekin persona të moshuar të cilët bashkërisht me adoleshentët po e presin rezultatin.
Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar në Kapishtec të Shkupit ndërsa luftimi sipas dëshmitarëve ka ndodhur në mes të ditës dhe nuk është hera e parë.
Është denoncuar në polici, por edhe pas një javë të ngjarjes, MPB ende po e heton rastin.