Shkup, për një javë janë ngritur 231 vetura për parkim të parregullt
Gjatë javës që kaloi me automjetin e veçantë ‘Merimanga’, janë ngritur 231 automjete nga hapësirat publike.
Nga numri i përgjithshëm i veturave të parkuara në mënyrë të parregullt, 42 janë ngritur nga zonat e parkimit, ndërsa 189 automjetet tjera janë hequr me urdhër të policisë së komunikacionit për kundërvajtje si parkim në rrugë, në rrugë për biçikleta, vendkalime për këmbësorë, tretuar, hapësira të gjelbër, në kundërshtim e shenjat e komunikacionit dhe me thirrje nga një person i tretë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Bashkia e Shkupit dhe nga NP ‘Parkingu bashkiak’ apelojnë deri te qytetarët që ta mbrojnë gjelbërimin dhe hapësirat tjera publike, ndërsa automjetet e tyre t’i parkojnë në parkingjet.
“Apelojmë deri te të gjithë që në kohë ta paguajnë parkingut që të mos sanksionohen dhe të vendose bllokator në rrotë. Pagesa e parkingut mund të kryet përmes mesazhit apo me kartelë”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.