Shkupi del me reagim për incidentin ku u përfshi Vjosa Osmani, kryetari i Parlamentit atje e çoi sigurimin e tij në Aeroport
01 gusht 2024
| 22:09
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka kaluar kontrollin kufitar. Asaj i është kërkuar t’i merret telefoni, por kjo është kundërshtuar nga stafi i saj. Sipas presidencës së Kosovës një pjesëtar i sigurmit ka tentuar ta shtyjë presidenten.
Për këtë ka reaguar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Siç thuhet në njoftim, më pas ka shkuar një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, ku siupas MPB të Maqedonisë kanë kërcënuar punëtoret e TAV-së.