Shkupi fiton derbin e shqiptarëve ndaj Strugës, Shkëndija kryeson e vetme

03 dhjetor 2024 | 16:18

Shkupi triumfoi në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj Strugës, në derbin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Bardheblutë ishin kërkues nga fillimi dhe ia dolën të shënojnë dy gola të shpejtë me Gueye dhe Asanin. Në pjesën e dytë kishte vend edhe për dy gola, të Stojanovski për vendasit dhe Kehinde për miqtë.

Me këtë fitore, Shkupi mban vendin e gjashtë me 19 pikë, 10 pikë më pak se Struga e vendit të pestë.

Shkëndija mori fitoren e katërt radhazi, pasi mposhti minimalisht Voska Sport në transfertë. Me këtë triumf, tetovarët mbajnë vendin e parë në renditje me 36 pikë, duke përfituar nga barazimi pa gola në Gostivar-Sileks, me dy ekipet që ndjekin me nga 34 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes një komunikate për…