‘Shkupi s’duhet të lobojë për Kosovën, i jemi mirënjohës Serbisë për ndihmën’
Ne i jemi mirënjohës Serbisë miqësore për ndihmën në kohë në parandalimin e pasojave të pandemisë, veçanërisht në procesin e vaksinimit
Kështu ka thënë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për gazetën serbe “Politika”, duke theksuar se Maqedonia e Veriut nuk duhet të lobojë për pavarësinë e Kosovës, e cila sipas tij është imponuar nga disa shqiptarë politikanë nga ekzekutivi, përcjell “Kosovo Online”.
Siç ka theksuar ai, “Serbia ka bërë gjithçka që është në fuqinë e saj për të na ndihmuar dhe ne dimë ta vlerësojmë atë gjest miqësor dhe nuk do ta harrojmë atë.”
“Ne e njohëm Kosovën si një shtet të pavarur në 2008, kur shumica e partnerëve tanë strategjikë e bënë këtë, dhe që nga ajo kohë ne jemi angazhuar për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, sepse në atë mënyrë ne jemi duke përmbushur interesat tona kombëtare”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut gjithashtu kontribuon në forcimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është përparësia më e lartë e politikës së jashtme të Serbisë miqësore.
Presidenti maqedonas ka kujtuar se Maqedonia e Veriut ka bërë kompromise të vështira në mënyrë që të bëhet një anëtare e plotë e NATO-s dhe një anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.