Shkurte Fejza dhuroi atmosferë të zjarrtë me koncertin e saj, faleminderit ikonë e muzikës!
Mbrëmë në sallën e Madhe e Pallatit të Rinisë dhe Sportit është mbajtur koncerti ‘Shkurte Fejza – 50 vjet, Zëri i Kombit’.
Ky koncert dhuroi një atmosferë të zjarrtë për publikun e pranishëm.
Shkurte Fejza edhe një herë e ndezi atmosferën me këngët folklorike, popullore dhe ato të lehta, që pasqyrojnë luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit shqiptar, duke u kthyer pas në kohë me copëza historie nga jeta jonë.
Bashkë me Shkurte Fejzën performuan edhe këngëtarët Ilir Shaqiri, Kastriot Tusha, Nikollë Nikprelaj dhe dy vajzat e Shkurtës, Gresa dhe Besiana.
“Nuk kishte si të fillonte më mirë festa e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Një mbrëmje plot emocion. 50 vite karrierë e artistes së madhe Shkurte Fejza. Faleminderit për emocionet që na dhuruat sot”, ka shkruar në Facebook ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.