Shkurte Gashi dhe Ermal Fejzullahu së shpejti me këngë të re
19 dhjetor 2023
| 10:59
Shkurte Gashi dhe Ermal Fejzullahu janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
Dyshja e famshme e estradës lajmin e kanë bërë të ditur përmes postimeve që kanë publikuar në rrjete sociale.
Ata njoftojnë se ky duet pritet të lansohet së shpejti, por që akoma nuk ka një datë të saktë lansimi.
Megjithatë, besohet se do të jetë këtë vit pasi edhe kanë mbetur pak ditë deri në vitin 2024.
Ata shquhen për zërat e veçantë si ndër artistët më të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare.
Kënga nuk ka dyshim se do të pëlqehet edhe nga publiku e fansat e tyre.
Sidoqoftë, pritet të shihet deri në publikimin e plotë të projektit.