Shkurte Gashi shijon pushimet me bashkëshortin në Ulqin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe, ku shihet duke kaluar çaste relaksi nën krahët e Albertit.
Në disa fotografi të publikuara në InsatStory, Shkurta shfaqet në pishinë, në një ambient mjaft luksoz në Ulqin.
Ky pushim për këngëtaren Gashi vjen pas një sezone mjaft të ngjeshur verore, me dasma dhe ahengje të ndryshme.
E njëjta është duke shijuar ditët më të bukura të mëmësisë, pasi muaj më parë ajo dhe bashkëshorti i saj u bënë prindër pak muaj më parë.
Shkurta dhe Alberti i kanë pasur të pakta paraqitjet e përbashkëta në rrjetet sociale, kjo pasi secili prej tyre kanë shprehur dëshirën për ruajtjen e privatësisë.
Megjithatë së fundmi, ata janë treguar më të hapur me fansat e këngëtares, duke publikuar herë pas here fotografi në shoqëri të njëri-tjetrit në Instagram.