![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/04/collage-16-780x439-1.jpg)
Shkurte Gashi shpërblehet nga YouTube
14 prill 2022
| 08:57
Shkurte Gashi është një prej artisteve shqiptare që shquhet për vokalin e veçantë. Ajo ka ndërtuar një karrierë të bujshme muzikore.
Shkurte Gashi së fundmi është shpërblyer nga YouTube, pasi ka arritur mbi 100 000 abonues.
Shkurte Gashi (Foto: Instagram)
“Një simbol i vogël nga YouTube, por një rrugëtim dhe karrierë e gjatë e gëzofsh”, thuhet në shkrim.
Gashi përndryshe viteve të fundit ka qenë më pasive me projekte e videoklipe, për shkak të angazhimeve në jetë private.
Ajo tani është nënë e një djali, të cilin e solli në jetë në fund të vitit 2020.