Shkurti i zgjedhjeve në Kosovë dhe Gjermani, Rohde ka mesazh për qytetarët (video)
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar të gjithë qyetarët për vitin e ri.
Duke publikuar një mesazh në rrjetin social “X”, ai ka thënë se pas katër viteve plot ngjarje në Kosovë, ky është viti i tij i fundit këtu.
Rohde ka përmendur zgjedhjet të cilat do të mbahen në shkurt në Kosovë e Gjermani, duke u bërë apel qytetarëve të marrin pjesë në votime, pasi siç thotë ai, kjo kontribuon në të ardhmen.
“Përshendetje për të gjithë. Së pari më lejoni t’ju uroj vitin e ri 2025. Pas katër viteve në Kosovë, ky është viti im i fundit këtu. Katër vjet me plot ngjarje. Dhe unë dua të shoh një vit të mirë. Gjermania dhe Kosova kanë lidhje shumë speciale mes vete. Nuk ka të bëjë vetëm me diasporën, por edhe me shumë projekte të cilat i kishim së bashku. Kemi edhe dy ngjarje shumë të mëdha në shkurt, Kosova ka zgjedhje, ne kemi zgjedhje. Kështu që unë apeloj për të votuar sepse është e rëndësishme të kontribuoni për të ardhmen. 2025-ta do të jetë një vit me plot sfida,sigurisht”, ka thënë ambasadori.