Shkurtohen ditët e karantinimit në Qendrën e Studentëve
08 maj 2020
| 10:09
Ata që do të vijnë nga jashtë në Kosovë nuk do të karantinohen në Qendrën e Studentëve në Prishtinë 14 ditë, por vetëm shtatë ditë, pastaj do të urdhërohen të vetizolohen në shtëpi për 14 ditë të tjera. Këtë ndryshim ka konfirmuar zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Karantinimi në Qendrën e Studentëve do të jetë 7 ditë, më pas do të lirohen të shkojnë në shtëpi për të qëndruar në vetizolim për 14 ditë”, ka thënë Hoti.
(B. D.: ‘Epoka e re’)